KreuFashion

Barbana Dini: Ka njerëz që duan të na vjedhin kujtimet për një tekë të tyren!

Ashtu sikurse e ka pohuar edhe vetë, ajo po kalon ditë të zeza. Kjo për faktin se një muaj më parë, humbi vëllanë e saj, Ergi Dinin në një aksident me motor. Barbana Dini ka paralajmëruar miqtë e saj dhe fansat në Facebook , se adresa e nënës së saj është vjedhur.

“Miq të dashur, Facebook-u i mamasë sime, Mimoza Shaqiri Dini është vjedhur nga persona sigurisht të papërgjegjshëm!Ju njoftoj se përdoret nga tjetër-kush! Fatkeqësisht nuk ka asnjë logjikë që unë të merresha me diçka të tillë në këto ditë të zeza që po kaloj, por ja që ka dhe njerëz që duan të na vjedhin edhe kujtimet për një tekë të tyre!”, lajmëron Barbana përmes një statusi.

Gjithashtu, ajo është shprehur se, po të njëjtët persona (ose edhe të tjerë) po përpiqen të “vjedhin” edhe adresat në rrjetet sociale të të ndjerit, Ergi Dini.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF