KreuBordo Men

Tom Hanks: Vuaj nga diabeti se jam idiot!

Aktori i njohur, Tom Hanks në një intervistë të fundit ka rrëfyer për sëmundjen e diabetit, me të cilën ai u diagnostifikua dy vite më parë. Ai është shprehur se vuan nga kjo sëmundje sepse është një idiot.

“Jam pjesë e një brezi amerikanësh dembelë, që përtonim edhe të ngriheshim e të kërcenim në ndonjë koncertet e festat ku merrnim pjesë”, ka thënë ai për “Radio Times”.

Tom Hanks u diagnostifikua me diabet në vitin 2013. “Më keni parë në rolet e mia të para, besoj. Kam qenë shumë i shëndoshë dhe një idiot total! Kujtoja se mund të dobësohesha, duke hequr paninen nga cheesburger-at, por nuk mjaftonte”, ka vazhduar ai rrëfimin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF