KreuCelebrity

Ilda Gega sulmon shoqen e vjetër Floriana Garo

Kohët e fundit po qarkullon nëpër web një foto e vjetër e ish- shoqeve dikur të ngushta Floriana Garo dhe Ilda Gega. Floriana dhe Ilda shfaqen në foto duke shkëmbyer puthje në buzë me njëra-tjetrën. Lajmi për këtë foto nuk qëndron në faktin e puthjes në buzë të dy shoqeve pasi kjo foto është publikuar vite më parë, kur Ilda Gega ishte konkurrente në Big Brother. Por kësaj here, e reja e kësaj fotoje është fakti që është publikuar sërish kohët e fundit dhe sipas Ildës, shoqja e saj e vjetër Floriana Garo, kërkon famë me emrin e saj.E nëse kur para 9 vitesh u publikua kjo foto, në dixhiturën e saj thuhej “Ilda Gega që puthet në buzë me një vajzë”, sot është “Floriana Garo që puthet në buzë me një vajzë”. Pra në këtë kontekst duket se sipas Ildës, Floriana e ka publikuar sërish qëllimisht foton. ‘Vajza që kanë nxjerrë në lajme këto ditë bë foto me mua, ka dekada që mundohet të bëhet personazh publik. Vajza ka qenë shoqe e imja dhe ndërkohë që unë isha në Big Brother, ajo vendosi të publikonte foton tonë, me qëllimin për të marrë vëmendje dhe për t’u bërë e njohur. Fatkeqësisht e vetmja që mora famë atë kohë isha unë, unë që sinqerisht nuk e desha, pasi e pashë se ç’monstër ishte. Pas 9 vitesh më në fund i erdhi dita edhe asaj të bëjë lajm, por sërish me foton time”, kanë qenë këto fjalët thumbuese që Ilda Gega ka shkruar në facebook, për ish-shoqen e saj Garo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF