KreuCelebrity

Urimi i veçantë që Ema Andrea bën për ditëlindjen e Sarës

Zemra e një nëne mban aq ndjenja për fëmijëne saj, sa fjalët për të shprehur shpesh janë të pakta. Por aktorja Ema Andrea duket se ka arritur të gjejë fjalët e duhura për të shprehur në rreshta se ç’kuptim ka Sara në jetën e saj. Në ditëlindjen e së bijës, aktorja ka bërë një urim të ndjerë në rrjetin social facebook drejtuar kryeveprës së saj.

“Tashmë, unë dua të të ngjaj ty e shtrenjtë. Prej teje mësova se jeta nuk është luftë, por dashuri…Mësova të hesht e të flas me tingujt e tu, mësova se koha merr kuptim në një përqafim. Mësova shumë unë prej teje, e kur të rritem do të mësoj të kërkoj ndjesë për mungesën! Ditëlindja jote i mjafton jetës time.  Unë, fatlume që jetoj me një kryevepër, t’i uroj ditët me puthje toke e aromë pemësh”, kanë qenë këto rreshtat që Ema shkroi në facebook.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF