Brad Pitt duket se nuk ka preferuar të rrijë dhe shumë kohë i vetëm. Pas divorcit të bujshëm me Angelina Jolie, simpatiku i Hollywood-it thuhet se po del me aktoren Kate Hudson. Madje sipas revistës “Star”, marrëdhënia e tyre ka shkuar deri aty sa ata po bashkëjetojnë. Lidhur me lajmin e bashkëjetesës së Pit me Hudson, vëllai i kësaj të fundit Oliver Hudson ka dhënë një përgjigje fantastike që ka shkaktuar shumë humor. Nuk mund të mos qeshësh me këtë reagim. Ja çfarë shkruan ai:
“Pooo dhe ka qenë një ferr. Ai është kaq rrëmujaxhi. Mbaron një karrocë supermarketi me shishe dhe e le gjithmonë derën hapur kur shkon në tualet. Dhe këto i bën në shtëpinë time!!Po më thërret që tani vëlla dhe më ka hapur probleme me vëllain tim të vërtetë Wyatt, që tani nuk më flet më. Ai këmbëngul që fëmijët e mi ta thërrasin xhaxhi B. Mamaja ime po flirton hapur me të. Ajo vesh ato rrobat e vogla të natës nëpër shtëpi tani!! Por gjithë ditën, edhe në orën 3 të drekës. Dhe babi thjesht thotë vazhdimisht. Mirë!!!Është Brad Pitt!!! Megjithëse nuk është fare mirë kështu. Brad Pitt duhet të ikësh o burrë. Kam nevojë për jetën time…unë do tymos dhe një llullë dhe ne të falenderojmë…oo kam gjetur byrzylykun tënd të shëndetit…do të ta kthej ok..”
Nuk dihet nëse lajmi për bashkëjetesen e Brad Pitt është i vërtetë, nga kjo letër me plot ironi dhe humor kuptohet që për momentin është thjesht një thashethem.






Samanta Karavella ndër vite



Shkëlqen me fotot nudo Noami Campbell




Veshjet më të mira të Kate Middleton






