KreuCelebrity

Shokon këngëtari turk: “Adele është vajza ime”

“Adele është vajza ime”, kjo ka qenë deklarata shokuese që ka bërë një këngëtar i muzikës folk në Turqi. Mehmet Asar 52 vjeç pretendon se këngëtarja e famshme britanike është vajza e tij. Mehmet ka thënë se ai dhe mamaja e Adele, Penny Adkins kanë patur një romancë të shkurtër në vitin 1987, kur nëna e këngëtares së Pop-it ishte me pushime në Bodrum të Turqisë. “Adele ka lindur në maj te vitit 1988. Unë dhe Penny kemi qenë së bashku disa herë nga qershori i 1987 deri në gusht të atij viti. Datat kur unë isha me nënën e Adele dhe data kur ka lindur ajo, përputhen plotësisht”, është shprehur 52-vjeçari për agjensinë e lajmeve “Dogan”. Sipas Mehmetit ai dhe Penny e zgjatën për ca kohë romancën e tyre, madje ajo i kërkuar disa herë që të shkonin të jetonin bashkë në Angli, por Mehmet nuk ka pranuar. Ai është i bindur që Adele është vajza e tij, edhe për faktin se mendon se zërin këngëtarja e ka të trashëguar nga ai.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF