Në vitin 2013 ajo u shpall Miss Kosova, një titull që i hapi rrugën karrierës së saj si modele. Mes shumë sukseseve ajo numëron punën për agjencinë e Donald Trump, firmën prestigjoze “L’Oreal” etj. Mirjeta Shalakujton me emocion dhe nostalgji trofetë dhe kurorat që sot mbajnë një histori suksesi në jetën e saj. Mirjeta jeton prej disa vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku suksesi vetëm e ndjek, e njerëzit vetëm e duan dhe e adhurojnë. Është shfaqur në kopertinat e revistave më prestigjioze, por ka vendosur të ndajë gjithçka me dritare.net për fansat e saj e të gjithë ata njerëz që e duan e dëshirojnë të dinë diçka më shumë për karrierën e saj në Amerikë, por edhe jetën private. Ajo ka folur lidhur me bashkëpunimin me “Trump’s Model”. “Nuk e kam takuar asnjëherë Trumpin, pavarësisht se punoja për të. Agjencia ka rregulla shumë strikte”, tregon ajo. E pyetur nëse e pëlqen presidentin e ri, ajo përgjigjet: Jo, aspak, ai nuk më pëlqen. Megjithatë, e uroj të jetë një President i mirë. Lidhur me faktin që ka arritur të bëhet e para shqiptare imazh i “L’Oreal”, Mirjeta thotë se është gjithmonë një emocion kur e kujton. Ish-Missi thotë se sekreti për të qenë e suksesshme është mjaft i thjeshtë: “Sekreti mbetet të besosh tek vetja, tek potenciali yt. Nëse mendon pozitivisht ashtu do të ecin gjërat. Thjesht nuk duhet të dorëzohesh kurrë dhe për asgjë në botë”.






Pushimet e “egra” të Blendi Fevziut


Ivanka Trump, zonja e parë e stilit



Bill Clinton nuk e lë zakonin e vjetër




Irina Shayk mbulohet me të zeza

Ndryshimi drastik i Melania Trump!



