Ai u largua nga jeta fare i ri, në mënyrë tragjike duke i lënë një plagë të hapur përgjithmonë familjes, e të dashurve të tij. Familja e Ergi Dinit, motra e babai here- herë shkruajnë në rrjetet sociale vargje dhimbjeje për humbjen e tyre të madhe. Ashtu si kjo elegji e shkruar nga babai i tij këto ditë, ku shprehet dhimbja e madhe e një prindi në rreshta fjalësh.
Elegji për tim bir
Ergit
Në tortën e ditëlindjes, nëna i shkroi lutje Zotit
Edhe për 100 vite të tjera për Ty, Bir…
…por yjet lindkan për të ndriçuar qiejtë.
Ç’t’i them kitarës tënde, me tela ylberesh,
që prej gishtat prej flladi, për ta përkëdhelur me dashuri tingujsh?!
Ç’t’i them heshtjes që pret të zgjohet
me magjinë e zërit tënd?
Në dhomën ku flije ti me ëndrrat,
hidhërimi përgjak këmbët, duke shkelur
Mbi copat e thyera të zemrave tona…
…oh sa të ngjet dielli, Biri im!
Dikur nuk besoja në krijesat e shenjta…
Sepse ende nuk të njihja ty

Bill Clinton nuk e lë zakonin e vjetër




Irina Shayk mbulohet me të zeza

Ndryshimi drastik i Melania Trump!










Lori Hoxha humb një njeri të shtrenjtë



