KreuCelebrity

Arrestohet ish- banori i ‘Big Brother’. Detyronte bashkëshorten të prostituonte.

Ish banori i “Big Brother Albania” i njohur me pseudonimin Kika është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi akuzohet se ka detyruar bashkëshorten e tij të prostituojë. Kreshnik Husaj është në burg që prej dhjetorit të kaluar. Një prej miqve të tij ka treguar për Bluetooth detaje nga kjo ngjarje. Sipas tij ai ka takuar bashkëshorten e Kikës dhe ajo i ka treguar gjithçka. Vlora Tahiri ka treguar se bashkëshorti i saj e çonte në Prishtinë dhe e detyronte të kryente marrëdhënie me meshkuj të tjerë. Ndërkohë Kreshniku nuk i jepte para gruas së tij, duke mos i lënë asnjë mundësi që ajo të largohej. Çifti ka një vajzë 1-vjeçare.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF