KreuStil Jetese

Fustane nusesh të frymëzuara nga sfilatat

Tradita kërkon që gjatë një sfilate mode haute couture, modelja e fundit të jetë ajo e nuses, shenjë e triumfit të krijueshërisë. Por sot javët e modës prêt-à-porter nuk mbeten mbrapa dhe propozojnë gjithnjë e më shumë veshje hyjnore me njolla ose me tone të hapura, që do të vishnin plot hijeshi bashkëshortet e reja.

Kombinime në detaj, fustane të gjata bohem, të gjitha mundësitë janë të imagjinueshme për ditën e madhe të frymëzuar nga pasarelat. Nëse e bardha dominon sfilatat ashtu si në bashki dhe kishë, veshjet ngjyrë fildisht krem, rozë pudër madje edhe e gjelbërt uji kanë filluar të shndërrohen në veshje shumë të përshtatshme për martesë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF