KreuStil Jetese

Çantat e dorës që do të shndrisin pranverën tuaj

Këtë sezon krijuesit kanë imagjinuar dy kategori femrash, shumë të ndryshme. E para dëshiron gjithnjë të ketë gjithçka lehtësisht të arritshme dhe të jetë gati për ndonjë aventurë të papritur. Një sfidë që e kanë marrë përsipër marka si Céline, Léo & Violette apo Lancel për t’ju kënaqur me një gamë të gjerë modelesh të dëshirueshme.

Femra tjetër e imagjinuar nga dizenjuesit preferon që t’i dediokojë secilës prej çantave që mbaj një funksion të veçantë, si çantë për telefonin, për portofolin, për të kuqin e buzëve etj. Pasi në fund të fundit mund të keni nevojë vetëm për minimumin e mundshëm. Fendi e ka kuptuar shumë mirë këtë dëshirë: “Për të jetuar të lumtur, udhëtoni të lehtë”. Për t’iu përshtatur sa më mirë kësaj parulle ka propozuar variante nga më të ndryshmet për koti modele emblematike.

Gjeni në galerinë tonë to fotove të gjitha propozimet e bëra nga shtëpitë e modës për sezonin pranverë-verë 2017.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF