Nëse për këdo muaji Mars do të jetë ai që sjell stinën e bukur të luleve, duket se nuk është kështu për këngëtarin Kastro Zizo. Pikërisht këtë muaj, një vit më parë ai ka humbur një prej njerëzve më të dashur të jetë së tij. Nëna e Kastros u largua nga jeta, duke i lënë plagë të pashërueshme këngëtarit. Ai e ka kujtuar të ëmën sot nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në facebook, ku shkruan disa vargje të ndjera për mungesën e madhe që ka tashmë në jetën e tij. “Dikur në Mars dashuroja botën, bëja plane se si mund të puthja çdo pemë, zog, lule që më rrethonte…shijoja çdo rreze të plakur dielli dhe ngrija para bukurisë së tij. Sot, sot e mallkoj këtë muaj që para një viti më mori të bukurën time! Me shpirt të copëtuar prehu në paqe Mam. Të kujtojmë çdo ditë e natë, pranvera jonë e humbur”, ka shkruar Kastro për të ndjerën nënën e tij.





Bella Hadid, ose arti seksi i rrugës



15 Vipa që janë kapur duke gënjyer




Veshjet më të bukura të Emma Watson







