KreuBordo Men

Përfundon epoka Berlusconi e Milanit

Nënshkruhet kontrata me Milanin, kinezi Li Yonghong është zyrtarisht pronari i ri i klubit kuq e zi, që ndryshon pronar pas 31 vitesh menaxhim nga ana e Silvio Berlusconi.

Klubi prestigjoz italian i futbollit, u ble për 740 milionë euro në masën 99,93 për qind nga kompania Rossoneri Sport Investment Lux, e krijuar nga investitorë kinez.

“Nëse sot largohem nga çdo detyrim operativ dhe përfaqësimi, do të mbetem përgjithmën tifozi i parë i Milanit, skuadra që babai im më mësoi të dua që kur isha fëmijë, ëndërra që kemi realizuar së bashku. Përgjegjësve të rinj i drejtoj urimin më të përzemërt dhe të arrijnë kufijë edhe më të jashtëzakonshëm nga ata të arritur nga ne”, thotë Silvio Berlusconi gjatë veremonisë së kalimit të pronësisë.