KreuStil Jetese

Shkëlqimi, tendenca më e fundit për nuset

Këtë pranverë nuk shkëlqen vetëm dielli por edhe nuset e reja. Shkëlqim mbi qepalla në formën e pluhurit, në formë yjësie mbi mollëza apo manikyr grafik mbi thonj, xixat janë fiksimi i ri i nuseve të ardhshme. Gjeni në galerinë tonë të fotove mënyrat më të bukura për të përshtatur këtë tendencë make-up që po sundon mes nuseve të kësaj epoke, sepse në një dasëm është nusja ajo që duhet të shkëlqejë më shumë se të gjitha, në të gjitha aspektet, jo vetëm nga fustani.