KreuCelebrity

Ja kush e bën të presë Xhemi Shehun!

Ka persona për të cilët korrektesa është ligj i pashkruar dhe që duhet zbatuar me përpikmëri. Por ka edhe persona, të cilët sado që mundohen gjithmonë do t’u dalë diçka e papritur, për t’u vonuar në një takim, dhe herë me dashje, e herë padashje, persona të tillë cilësohen si jokorrektë. Mesa duket  moderatorja Arbana Osmani bën pjesë në këtë kategorinë e dytë, ose të paktën këtë na ka lënë të kuptojmë kolegia dhe shoqja e saj, Xhemi Shehu. “Duke pritur një që s’po vjen kuuuurrë @arbanao”, ka shkruar Xhemi në një foto në isntastory. Xhemi teksa pret shoqen e saj, nuk ka hezituar të bëjë një foto, dhe t’ja bëjë asaj të ditur, se ajo është ende aty, duke e pritur. Nuk e dimë për ku ishin nisur vajzat, por duket se Arbana e paska tepruar kësaj here. Më korrekte herë tjetër Arbana!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF