KreuBusull

Mbretëria e akullit ku ende jetojnë njerëz

Grënlanda, ishulli më i madh në botë, është shtëpia e rreth 58.000 banorëve. Mjedisi, megjithëse ka temperatura shumë të ftohta 10-15 gradë në verë dhe -20  në dimër, ofron peizazhe shumë të bukura. Pothuajse pa asnjë pemë, pa rrugë dhe me shumë pak njerëz, ishulli duket sikur është i populluar nga krijesat mitologjike, xhuxhat, elfët dhe sigurisht jo njerëzit.

Ka një sipërfaqe prej 2.166.086 km² nga e cila 1.755.637 km²  ku 81%  është e mbuluar me akull. Bregdeti ka një gjatësi 39.330 km, që është gati sa gjatësia e Ekuatorit. Pesha e mbulesës së akullt në brendësi të ishullit ka krijuar kanjonin rreth 300 m nën nivelin e detit.

Të gjitha vendbanimet janë përgjatë bregdetit i cili nuk është i mbuluar me akull. Më së shumti banorë jetojnë në bregdetin perëndimor. Territori në verilindje, i cili përfshin pjesët e Grenlandës Veriore dhe Grenlandës Lindore nuk është pjesë e asnjë njësie administrative, porse është vend ku gjindet parku më i madh nacional në botë.

Në pjesën qendrore të Grenlandës , e cila është e mbuluar me akull, gjinden më së paku katër stacione hulumtuese shkencore dhe kampe. Radiostacioni Jørgen Brøndlund Fjord deri në vitin 1950 ka qenë radiostacioni më verior në botë.

Toka e Perit, gadishulli në pjesën veriore të Grenlandës, nuk është e mbuluar me akull për shkak se ajri është i thatë për tu formuar mbulesa e borës. Nëse e tërë mbulesa e akullit të shkrihet në Grenlandë, niveli i detit botëror do të rritej për 7 m dhe Grendlanda sigurisht do të shndërrohej në arqipelag.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF