KreuBusull

Sardenja, Kapri, Siçili… si të visheni për të vizituar diamantet e Italisë

Sardenja, ndalesë në një peisazh paradiziak

Plazhra që mund të shkohet vetëm me varkë, peisazhe që të lenë pa frymë, rërë prej floriri, Sardenja vlerësohet për plazhrat me uji turkez, për klimën ideale, natyrën e saj të egër dhe rezervat e saj natyrale. Në valixhe ju duhet një bikini, një kapele e madhe, ndonjë qëndisje me dantella për ti shfaqur plot finesë nën një fustan me rripa.

Kapri, ishulli bizhu i gjirit të Napolit

Ky ishull është vetëm 10,2 km2 dhe është një prej destinacioneve më të kërkuara nga më të pasurit, por gjithashtu një strehë për artistët apo intelektualët në kërkim të frymëzimit. Vilat madhështore dhe butiqet e  luksit shkrihen nën atmosferën joshëse të Kaprit. Një elegancë që marka e njohur për të brendshme, Intimissimi e ka përdorur për koleksionin e saj të fundit, që mund t’i merrni me vete bashkë me ndonjë fustan të lehtë.

Siçilia, fjesht hyjnore

Tokë vullkanike, diell fantastik, plazhra me rërë të imët, peisazhi siçilian të mrekullon. Pasuria e trashëgimisë kulturore të habit dhe sitet arkeologjike dëshmojnë për historinë e saj të jashtëzakonshme. Për ta vizituar keni nevojë për një veshje të rehatshme. Në valixhe vendosni mbathje të lehta, sutjena joshëse pa mbushje dhe mbi të gjitha mos harroni një palë atlete.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF