Nada Biraçi
U duk se vite më parë, teksa prezantonte një emision rinor në Tv Klan krah Albert Dumanit dhe Fatos Ristos, ajo do ishte një prej moderatoreve që do të zinte ekranin e televizionit për vite me radhë. Por për Estela Ujkën, pavarësisht se asokohe u kthye në një personazh tejet të dashur, prezantimi zgjati për shumë pak kohë. Për arsye që as ajo vetë ende sot pas shumë vitesh nuk di t’i japë një përgjigje, Estela u shkëput totalisht nga të qenit personazh publik, për të krijuar një jetë të qetë me partnerin e saj me të cilin ka dy vajza. Por të qenit protagoniste duket se ende flinte në karakterin e Estelës, e cila pak vite më parë filloi të bëhej sërish një emër i njohur, por kësaj here nëpërmjet një termi të ri, asaj të blogeres. Tashmë si një ndër blogeret më të njohura në vend, Estela vjen në një intervistë për Bordo ku rrëfen jetën e saj prej blogereje, eksperiencat e rralla që i ofron ky ‘profesion’ i ri, si dhe zbulon një projekt të ri, i cili mesa duket do ta rikthejë sërish në ekran.
Estela para pak ditësh ju jeni kthyer nga Parisi, pas një ftese shumë interesante që patët nga marka e njohur kozmetike Lierac me rastin e 10-vjetorit të kësaj marke? Ju ishit e vetmja shqiptare që ishit e ftuar. Pse mendoni se marka prestigjoze ju zgjodhi pikërisht juve, si përfaqësuese e Shqipërisë?
Po, isha e vetmja shqiptare e ftuar dhe ndihem vërtet e privilegjuar dhe e vlerësuar nga kjo përzgjedhje. Ky ishte viti i parë që Lierac kishte menduar të organizonte eventin me Bloggers apo Influencers nga gjithë bota për të promovuar 10 vjetorin e linjës luxury Premium, pasi brandi vetë ka më shumë se 40 vjet në industrinë e mirëmbajtjes së lëkurës (skincare). Mendoj se aktiviteti im në blog dhe rrjetet sociale në këto 5 vitet e fundit ka patur përmbajtjen e duhur që unë ta mbuloja sië duhet eventin në Paris. Gjithashtu dhe vëmendja apo hapësira që i kam dhënë së fundmi rubrikave ‘Beauty’ apo ‘Skincare’ në Blog kanë qenë përcaktuese për përzgjedhjen.
Na thoni diçka më shumë rreth kësaj experience, në të cilën ju keni qenë në praninë e disa prej blogereve më të njohura të botës?
Eksperienca ishte vërtet unike dhe e magjishme do thoja pasi ishte konceptuar si nje trajtim Premium 24 orësh, të jetoje një përrallë me ‘Lierac’ pasi TI ishe premium për ta. Që nga pritja në aeroport me lule e shofer personal, hoteli me 5 yje në qendër të Parisit, vizitat në muzeun e Parfumeve ku ishte organizuar një workshop enkas për ne, i cili na mësonte të krijonim parfumin tonë, apo në atë të Luvrit, ku për herë të parë pashë MonaLisen pikturën më të famshme e të përfolur në botë si dhe shërbim fotografik profesional në Petite Palais të përfshinin në esencën e kulturës pariziene. Vizita në sallonin e themeluesit të Lierac Patrick Ales ku ishin kliente Brigitte Bardo apo Jackquelin Keneddey të intimidonte disi, apo ëaji i pasdites ne Plaza Hotel ku takuam Anastasia Beverly Hills rastësisht si dhe në tavolinën ngjitur ishte Ëoopi Goldberg apo Paul Rudd. Darka gala në kështjellën e Madame Du Barry ku sërish të gjitha blogeret ishin të shoqërura nga makina personale, prozhektore si dhe kamera ishte një ndjesi e rrallë, ku duhet ta pranoj që u ndjeva si princeshë.
Njohja me Bloggers apo Influencers nga gjithë bota të bën të ndihesh pjesë e të njëjtës industri e cila tashmë ka rezultuar e suksesshme dhe të shtyn që të investohesh në të si dhe sinqerisht duhet të pranoj që ndiheshe deri diku e barabartë pasi kishe në dorë të njëjtin pushtet komunikimi telefonin.Vajzat ishin te gjitha shumë miqësore dhe të komunikueshme, por ajo që vura re është se ishin vërtet të impenjuara në kanalet e tyre, pra shumë aktive në ‘Stories’ apo ‘Live’ të përqendruara kur komunikonin me ndjekësit e tyre, apo kur ideonin një shkrepje apo editonin një foto.
Çfarë shije ju la Parisi, pas kësaj experience. Çfarë morët me vete?
Parisi më la një shije shumë të mirë edhe pse vizita ishte e programuar në ëdo minutë ndaj nuk kishe kohë të humbje veë mund të shijoje. 24 orë ikën shpejt por mua në fund mu duk si një përrallë që nuk e kisha jetuar unë, akoma më duhet t’i kthehem fotove që ta besoj. Ajo që më la më shumë mbresa ishte edukata dhe kultura e organizatorëve të eventit që ishin dhe përfaqësuese të Lierac të cilat ishin vajza te veshura thjesht, të cilat nga portretet nuk i jepje më shumë se 20 vjeë e ndërkohë kishin gjithë përgjegjësinë e organizimit. Komunikimi aq i ndërtuar dhe i kujdesshëm i gjithë personave që ishin aty për të shërbyer, duke mos harruar asnjëherë fjalën madam, të kujdesshëm qeë ti të ndihesh komforte dhe e përkëdhelur. Unë nuk kam marrë më shumë komplimenta në jetë sesa në Paris.
Tashmë prej vitesh, që kur është futur termi blogere, janë pikërisht këto vajza që bëjnë modën dhe caktojnë trendet e fundit sipas stilit të tyre. E ndjeni ju këtë peshën që duhet të dukeni gjithmonë trend dhe bukur, pasi tashmë si blogere ‘kopjoheni’ nga shumë femra të tjera?
Duhet ta pranoj që kjo është një detyrë që ja kemi ngarkuar vetes me shumë dëshirë dhe ende une e realizoj me pasion. Për mua nuk ka qenë asnjëherë “peshë” edhe pse ke përgjegjësinë që të sjellësh gjëra të reja dhe të pëlqyeshme, më shumë e kam jetuar si një proces krijimi, i cili më jep kënaqësi dhe më lejon të jem vetvetja, duke u shprehur ashtu sië e ndjej nëpërmjet stilit tim.
Duket se të qenit blogere tashmë është kthyer në një profesion, që paguhet dhe mirë madje. Me ju ka ndodhur kjo? Nxirrni ju të ardhura nga blogu juaj?
Blogu tashmë është në një fazë e cila gjeneron të ardhura, por duhet thënë që ende nuk është burimi kryesor financiar për mua. Unë prej vitesh kam bashkëpunëtorë fiks, të cilët e kanë mbështetur blogun që në fillimet e tij, ndërsa tani janë rritur kryesisht bashkëpunimet me projekte për fushata të ndryshme, si dhe një risi për tregun shqiptar duket të jenë dhe tutorialet e makeup-it, të cilat janë realizuar si shërbim me pagesë. Bizneset shqiptare në industrinë e modës dhe kozmetikes jane ende të paqartë për efektin apo pushtetin e ‘influencers’ apo ‘blogers’ nëpërmjet rrjeteve sociale, dhe mendoj se janë vetëm hapat e para të përfshirjes si forma më efikase e marketingut sot.
Si një grua e fiksuar pas modës dhe trendeve të fundit, a ndikoni edhe në zgjedhjet e veshjeve të familjarëve tuaj?
Mundohem të edukoj shijet e vajzave të mia duke i lënë dhe hapësirën e duhur të të shprehurit të individualitetit të tyre. Ndonjëherë e gjej dhe veten në pozicione ekstreme, duke vënë kushte: ‘nëse vesh këtë gje nuk dal nga shtëpia’, por këto jane raste shumë të rralla. (Qesh) Me kënaqeëi pranoj që në familje dhe babin e kemi shumë të kujdesshëm ndaj pamjes së jashtme, ndaj më së shumti e gjejmë veten te treja femrat e familjes duke i marrë mendim sesa duke i sugjeruar.
Çfarë mendoni për stilin e të veshurit të rinisë shqiptare?
Mendoj se gjërat kanë ndryshuar shpejt duke qenë se sot te gjithë kanë mundësitë të informohen online dhe kanë më shumë alternativa të përballueshme për tu veshur mirë dhe me stil. Rezervat që kam unë për një pjesë të vogël të rinisë shqiptare janë kur modele inspirimi kanë ekzagjerimet apo gjërat fallco, apo kur imitojne me vetëdije duke humbur origjinalitetin.
Në blogun tuaj ajo që vihet re është fakti që rrallë përdorini emra markash të njohura apo luksoze. A duhet të jetë kështu në të vërtetë një blogere? Të krijoje stil me pak shpenzime?
Blogeret duhet t’i qëndrojnë besnike shijes individuale dhe të përëojnë origjinalitet pavarsisht markave që përdorin. Nuk është kusht në vetvete të shpenzosh pak e të vishesh mirë ,por të gjithë jemi dakord që miksimi i brandeve të shtrenjta me ato të lira na bën më të prekshëm dhe gjithpeërfshirës.
Një tjetër nismë juaja siç thatë dhe më lart, është edhe videot tutorial, që po zhvilloni së fundmi për të mësuar si duhet të bëhet grimi i fytyrës për raste të caktuara. Ku mendoni se gabojnë më së shumti vajzat tek grimi?
Tutorialet janë vërtet një projekt shumë serioz, i cili tashmë është konkretizuar me një kompani italiane kozmetike. Ne kemi realizur nje tutorial 5 minutësh me gabimet më të shpeshta te make-up-it, por vërtet ajo që dua të theksoj sidomos tek kultura e make-up-it është që të inspirohen më shumë nga francezet apo europianet sesa nga trendet kardashiane apo arabe. Një grim i bukur është ai që rivlerëson ato që ke dhe jo ai që të ndryshon totalisht duke të transformuar në dikush që nuk je.
Si është rutina e përkujdesjes së lëkurës për Estelën?
Nëse do më pyesnit para 3 muajsh do ju thoja vetëm një krem hidratues pas dushit. Ndërsa tani më besoni që rutina është më e gjatë, por shumë më e pasur dhe relaksuese. Në mëngjes pas dushit me një disketë pambuku aplikoj Lierac Tonic Eclat, i pasur me vitamina dhe ekstrakte, më pas aplikoj serumin Lierac Magnifience per rivitalizim dhe uniformizim të tekstures dhe tonit të lëkurës dhe aplikimin e make-up mund ta realizoj dhe në punë.
Në darkë trajtimi vjen me Premium pasi kam vënë vajzat në gjumë pastroj fytyrën me xhelin Demaquillant Purete dhe aplikoj kremin e syve Premium Yeux në sasi shumë të vogël. Më pas vendos kremin Anti Age Soyesse duke e përhapur dhe masazhuar lehtë në fytyre dhe në qafë. Ndjesia është vërtet shumë e mirë dhe më besoni që efekti është i jashtëzakonshëm.
Ndërkohë shumë prej nesh ende ju kujtohet ajo Estela simpatike që prezantonte krah Albert Dumanit e Fatos Ristos një program rinor, vite më parë. Pse u shkëputet nga televizioni?
Shkëputja erdhi e papritur për mua dhe shkakun e vërtetë mendoj se nuk do e marr vesh kurrë. Gjithsesi jeta u tregua shumë bujare me mua duke më dhënë një familje te mrekullueshme, një karrierë në bankë dhe duke e rigjetur komunikimin me publikun në një formë alternative më pak impenjative por gjithsesi shumë interasante.
E mendoni një rikthim nëse do t’ju vinte një ofertë?
Aktualisht jam duke vlerësuar një ofertë për një rikthim të mundshëm. Shpresojmë të jetë projekti i duhur për mua.