KreuBusull

1,7 milionë fëmijë në vit vdesin nga ndotja e mjedisit

Dy raporte të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se si pasojë e ndotjes së mjedisit në vit vdesin 1,7 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeçare.

Një nga katër vdekjet e fëmijëve të moshës nën pesë vjeç në mbarë botën, shkaktohet si pasojë e ndotjes së ajrit të hapësirave të mbyllura dhe të hapura, ujit të ndotur, duhanpirjes pasive dhe mungesës së kushteve sanitare. 

Në raportin e parë theksohen format më të përhapura të vdekjes tek fëmijët të shkaktuara si pasojë e ndotjes së mjedisit, ndërsa në mesin e tyre përmenden diarreja, malaria dhe pneumonia.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF