Kjo mesditë e kësaj të hëne është përgjakur në Rusi. Dy bomba të komanduara kanë shpërthyer në stacionin e trenit Sennaya Ploshchad në qytetin e St. Petersburg. Në metro gjendeshin qindra persona dhe deri tani janë deklaruar 10 persona të vdekur dhe rreth 50 të plagosur, përfshirë edhe fëmijë. Vladimir Putin ndodhet sot për një takim në qytetin ku ndodhën shpërthimet, ndaj forcat e policisë ruse po punojnë për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist.



















