KreuBusull

Macet pëlqejnë njeriun më shumë nga se mendohej!

Fama e maceve si kafshë shtëpiake oportuniste dhe pak armiqësore mund to mos jetë krejtësisht e merituar. Felinëve njeriu i pëlqen më shumë nga se mund të mendojmë. Tre studiuese amerikane nga Universtitetet e Oregonit dhe Monmuthit, kanë studiuar disa mace me eksperimete mbi sjelljet dhe vunë re se ndërveprimi me njeriun preferohej më shumë se sa stimuj të tjerë si ushqimi, lojërat apo erërat. Ky studim u publikua në revistën “Behavioral Processes”.

Reputacioni i maceve nuk është gjithnjë nga më të mirët dhe mund të duken shpesh si armiqësor ose se kërkojnë kontaktin me pronarin vetëm për të kërkuar ushqim. Sipas këtij studimi macja është vetëm një e keqëkuptuar.

Për të vlerësuar se nga çfarë stimulohen më shumë macet, studiueset kanë testuar reagimet e dy grupesh secili me 19 felin, njëri me mace shtëpiake dhe tjetri me mace që gjenden në strehat për kafshë.

Fillimisht macet janë mbajtur në izolim për dy orë e gjysmë dhe më pas janë vënë nën stimuj të ndryshëm që i prëkasin katër kategorish, ushqim, erë, lojëra dhe ndërveprime njerëzore. Niveli i pëlqyeshmërisë u vlerësua sipas kujt stimuli macja i drejtohej fillimisht dhe për sa kohë.

Pa shumë diferencë mes dy grupeve të maceve, studiueset kanë vëzhguar se ka një preference kryesore për bashkëveprimin me njeriun, ku më shumë se gjysma e maceve e kërkoi para çdo gjëje dhe i ka dedikuar 65 për qind të kohës. Në vend të dytë u rendit ushqimi.

Tags:

Home Dossier

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF