Nëse kërkon një vend të veçantë, të bukur, plot aventurë ku të kaloni pakë kohë vetëm me gjysmën tjetër ishulli i mrekullueshëm i Irlandës është një zgjidhje fantastike. Ja gjashtë sugjerime romantike, por bëni kujdes, ekziston rreziku që të ktheheni në shtëpi edhe më të dashuruar…
1) Shijoni perëndimin nga bregdeti shkëmbor më i bukur në Evropë. Cliffs of Moher është i gjatë tetë kilomera, ku shkëmbinjtë janë nga më të lartët në Evropë (214 m). Një vend që të le pa frymë, që duhet vizituar absolutisht me personin e zemrës.
2) Mund të shkoni dhe të bekoheni me unazat e Shën Valentinit në shenjtoren e mbrojtësit të të dashuruarve. Në fakt shenjtorja e Shën Valentinit ndodhet në kishën Whitefriar Carmelite në Dublin.
3) Mund të zbuloni disa prej vendeve më romantike të Irlandës.
Në vitin 1852, Mitchell Henry, financier i suksesshëm, është në muaj mjalti në Connemara me bashkëshorten e tij, Margaret Vaughan. Çifti po darkon në të hapur në lëndonën e Kylemore. Margaret thotë se vendi është i bukur dhe se do të ishte e mrekullueshme të jetoje. 13 vite më vonë shfaqet një kështjellë buzë yjërave të kristalta të një liqeni në Connemara. Megjithatë, Margaret sëmuret dhe vdes në vitin 1875. Pas vdekjes së papritur të bashkëshortes, Mitchell, me zemrën e thyer ndërton një kishë në Kylemore Abbey në kujtim të dashurisë së jetës së tij.
4) Mund t’i dhuroni gjysmës tuaj unazën Claddagh
Në fshatin Claddagh, gjirin e Galway, ka lindur i famshmi Claddagh Ring, që irlandezët e përdorin prej 400 vitesh si unazë martese.
5) Mund të flinin poshtë yjeve
T’ju zërë gjumi duke parë yjet pa hequr dorë nga komoditeti i një shtrati të rehatshëm. Mjafton të prenotoni një natë në Bubble Domes në resortin Finn Lough, ku shtëpiza me mure prej xhami japin një pamje 180 gradë në pyllinpërreth dhe qiellin.
6) Mund të bëni një shëtitje në një prej plazhrave më të bukur të ishullit të Irlandës.
Downhill beach, në Londonderry, është një nga plazhrat më të bukur të ishullit, ku ndodhet edhe Mussenden Temple, një prej godinave më të vizituara dhe fotografuara në gjithë Irlandën.