KreuBusull

Shënimet e fundit të Dritëro Agollit

Këtë të premte, gjeniu i letrave shqipe, Dritëro Agolli, u nda nga jeta, por ai nuk do të ikë aq lehtë, pasi ka lënë pas vepra të çmueshme, të pazëvendësueshme. Ai është poeti i të gjithë brezave, autor i shumë veprave letrave, tekste këngësh dhe skenarë filmash.

Vëtëm një muaj më parë, e bija e tij, Elona, publikoi disa foto në të cilat kishtë thënie nga Dritëroi, me shkrimin e tij.

Çdo citat nga Dritëroi është i pëlqyeshëm, për mos të folur për romanet e tij që janë të pazëvendëshueshëm. Viti 2016 ishte viti i Agolllit. Shkrimtari i njohur mbushi 85 vjeç, megjithatë ai nuk hoqi dorë kurrë nga të shkruarit. E bija, Elona Agolli ka ndarë me miqtë e Faebook-ut, disa shënime të babait të saj…

“Mësuesi e pyeti nxënësin: Si është shumësi i lules borzilok? Nxënësi iu përggjigj: Borziloqe!”

“Ka njerëz aq kurioz sa duan të dinë a pjerdh peshku.”

“Në liqenin e gjumit dalin dhe zhyten ëndrrat si peshqit; pastaj humbasin.”

“Maçokët nuk jetojnë në tufë, ndaj mos kërkoni prej tyre consensus.”

“Mushka pjell vetëm në Shqipëri, se ka gomerë trimë por edhe qeflinj në çështje seksi.”

“Dhija është femra më modern pasi e mban nudo pjesën më delicate të trupit të saj.”

Tags:

Home Dossier

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF