KreuBusull

Këshilla nga ata që kanë shëtitur botën përa ta që duan të shëtisin botën!

Para se të vendosni të udhëtoni është mirë të merrni disa këshilla dhe nga kush më mirë sesa dikush që ka udhëtuar të gjithë botën?

Themeluesi i Expertvagabond ju jep disa rekomandime sesi të shijoni në maksimum udhëtimet tuaja:

1.Durimi është i rëndësishëm. Humbët autobuzin apo trenin? Nuk ka problem, do të vijë tjetri.durimi

2.Zgjohuni herët. Kështu evitoni turmat dhe shfrytëzoni dritën për foto më të mira.

3. Buzëqeshni, qoftë edhe me veten tuaj ?

4.Mbani disa para cash mënjanë. Në rast se humbni portofolin, emergjencë, problem me kartat ATM etj

5.Takoni njerëz lokal. Komunikimi është i thjeshtë kur përvec anglishtes, të folur në të gjithë botën, kombinoni edhe gjestet me gjuhën e trupit.

6.Vëzhgoni ditën! Nëse doni vërtet të ndjeni pulsin e një vendi që po vizitoni, uluni në një stol apo kafene në një cep me lëvizje dhe shikoni se si një ditë energjike ndodh përpara jush. Aromat, ngjyrat, interaktiviteti njerëzor, tingujt, detajet

7. Plan B për cdo gjë. Mbani kopje fizike dhe dixhitale të dokumentave tuaj në rast humbjesh të tyre. Për shembull, mos fshini asnjëherë emailin me dokumentat që i keni dërguar agjencisë tuaj

8.Bëni shumë foto. Janë formë dokumentimi të atyre që shihni.

9.Mos paketoni të gjithë dollapin. Një valixhe e rëndë thjesht do t’ju ngadalësojë.

10.Buzëqeshni dhe thoni ‘Ckemi’ në gjuhën lokale. Vetëm kështu mund të bëni miq apo të kërkoni ndihmën e dikujt.

11.Jini mendje-hapur. Mos gjykoni stilin e jetës së dikujt thjesht sepse është ndryshe nga i juaji. Praktikoni empatizmin.

12.Merrni kufje me vete. Mund t’ju duhen kur pranë jush është një fëmijë që qan apo zhurma të tjera.

13.Provoni ushqimin tipik të vendit. Nuk mund ta gjeni askund tjetër në atë lloj shije.

14.Pyesni miqtë ose agjencinë tuaj për vendet që ja vlejnë më shumë të vizitohen në një qytet.

15.Mos kini frikë. Bota nuk është aq e rrezikshme sa e promovojnë mediat.

16.Mbani shënime. Bisedat, emrat e njerëzve që keni takuar, emocionet, shija e ushqimit, përshtypjet etj. Jo të gjithë kanë një memorje për detajet.

17.Mos harroni sigurimin e shëndetit.

18.Telefononi miqtë dhe familjen ose dërgojini karta postale si një old fashioned.

19.E fundit, por jo për nga rëndësia, bëni qejf!

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF