KreuBusull

Komentatori politik i CNN: “Ky është një moment thellësisht i dhimbshëm”

“Është tepër e vështirë të jesh prind sonte për këdo nga ne.” – ka thënë komentatori politik i CNN-it, Van Jones, në analizën e tij për zgjedhjet e 2016-tës. “I thua fëmijëve ‘Mos u bëni tiranë’. I thua fëmijëve ‘Mos u bëni intolerantë’. I thua fëmijëve ‘Bëni detyrat e shtëpisë dhe jini të përgatitur’. Më pas kemi këtë rezultat.” – vijon ai, mbushur me emocion, duke shprehur mendimet dhe frikën me të cilën amerikanët po përballen. “Si do t’ua shpjegoj këtë fëmijëve?” Komentatori politik e çon më tej mendimin e tij: “Kam miq myslimanë të cilët më shkruajnë: ‘A duhet ta lëmë këtë vend?’ Njoh familje emigrantësh të cilët janë të tmerruar sonte.” Van Jones e mbyll fjalën duke thënë se: “Ky është një moment thellësisht i dhimbshëm.”

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF