“Europa nuk është në një formë të mirë, po jeton një krizë ekzistenciale që duhet përballuar dhe që e shtyn të mbrohet nga populizmat që nuk janë zgjidhja e duhur për problemet”. Është vetë president i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, që na bën me dije për gjendjen e shëndetit të Bashkimit Europian gjatë ndërhyrjes së tij në Parlamentin Europian të mbledhur në Strasburg.
Juncker ripropozon planin e investimeve që mban emrin e tij, dhe që do të rrisë edhe përsa i përket kohëzgjatjes në aspektin e burimeve në dispozicion: 500 miliardë euro në vitin 2020, dhe 532 miliardë deri në vitin 2022.
Nga presidenti i Komisionit Europian një hapje e ndrojtur rreth fleksibilitetit, nëpërmjet një paralajmërimi: “Pakti i stabilitetit ka efektin e tij, por nuk duhet të bëhet një pakt fleksibiliteti, duhet të bëhet një pakt i aplikuar me një fleksibilitet inteligjent”. Midis prioriteteve të radhitur nga Juncker për Europën është edhe nevoja të vihen në punë strukturat e mbrojtjes për vende të ndryshme anëtare.
Presidenti i Komisionit Europian, sugjeroi gjithashtu që Britania të mos ketë qasje në tregun e vetëm pas “Brexit”, duke insistuar se “Brexit, nuk do të thotë ‘Shpërbërje e Bashkimit Europian’”.



















