KreuBusull

Nga Bush te Obama: 11 shtatori në thënie

Ngjarjet e 11 shtatorit 2001, vështirë se do të shlyhen nga kujtesa e atyre që e jetuan nga afër por edhe atyre që prej së largu përjetuan çdo sekond që nuk i ngjante paraardhësit. Ngjarje të cilat mbyllën jetën e mijëra njerëzve dhe fati i miliona të tjerëve do të ndryshonte përgjithmonë.  Sulmet në Pentagon dhe në World Trade Center ishin ndër më vdekjeprurëset në gjithë historinë e botës. Mijëra vdiqën dhe shumë të tjerë humbën më të dashurit e tyre atë ditë dhe në të tjerat që pasuan. Për të kujtuar ata që nuk janë më, vjen ky koleksion thëniesh nga të mbijetuarit, familjarë të viktimave, ish presidenti Bush, etj.

“Edhe akti më i vogël i shërbimit, akti më i thjeshtë i mirësisë, është një mënyrë për të nderuar ata që ikën, një mënyrë për të kërkuar shpirtin e unitetit.” – BARACK OBAMA

“Djali im zjarrfikës, Leon Smith Jr, ishte drita e diellit në jetën time. Jepte jetën që të tjerët të jetonin. Të dua. Më mungon shumë. Do të takohemi së shpejti.” – IRENE SMITH

“Koha kalon por Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta harrojnë 11 shtatorin. Ne do të kujtojmë çdo shpëtimtar që vdiq me nder. Ne do të kujtojmë çdo familje që jeton në pikëllim. Ne do të kujtojmë zjarrin dhe hirin, telefonatat e fundit, funeralet e fëmijëve.” – GEORGE W. BUSH

“Nuk do të jem kurrë si më parë. Por kështu është jeta ime tani. Më duhet ta jetoj.” – MANU DHINGRA

“Papritur dëgjova njerëz të ulërinin. Pashë njerëz që hidheshin nga ndërtesa. Krahët e tyre dridheshin. Ndalova së bëri fotografi dhe nisa të qaj.” – MICHAEL WALTERS

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF