Papa Francesko është rrëzuar sot, teksa do të mbante meshën në vendin e shenjtë në Poloni para mijëra njerëzve, ndërkohë që po ndiqej në televizion nga një audiencë akoma më e madhe.
Papa 79 vjeçar u pengua teksa po i drejtohej altarit dhe menjëherë ndihmësit e tij u afruan ta ndihmonin.
Fotografitë tregojnë momentet kur Papa po ngjiste shkallët dhe u rrëzua, ndërkohë që Mjeshtri i Ceremonive të Vatikanit, Guido Marini u ofrua ta ndihmonte.
Ai vuan nga nervi shiatik, çka e demostrojnë edhe lëvizjet e të ngadalta.
