KreuBusull

Francë: Një moment heshtjeje për viktimat e Nicës

Gjatë ditës së sotme Franca ka mbajtur një moment heshtjeje kombëtare, në nder të 84 viktimave të masakrës me kamion nga terroristi Mohamed Lahouiaej Bouhlel në Nice, ndërkohë që me mijëra njerëz kanë vërshuar në shëtitoren pranë bregdetit “Promenade des Anglais”, e cila në ditën e festimeve të Bastijës u kthye në një fushë të përgjakur.
Me lule nëpër duar dhe lotë ndër sy, turma qëndroi në heshtje për disa minuta buzë brigjeve shkëmbore gjatë mesditës së kësaj të hëne, pikërisht në rrugën ku u ndalua qarkullimi i automjeteve enkas për festimet e së enjtes, që u mbyllën me një spektakël fishekzjarresh, pas të cilit ndodhi edhe sulmi terrorist. Mes të pranishmëve në ceremoninë e sotme në Nice ishte edhe kryeministri Manuel Valls, ndërkohë që në të gjitha ndërtesat anembanë vendit shihej flamuri në gjysmështizë për shkak të 3 ditëve të zisë të shpallura në Francë pas atij sulmi vdekjeprurës.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF