Gazeta e përjavshme satirike Charlie Hebdo është kërcënuar me jetë. Këto kërcënime vijnë pas sulmit të parë që iu bë Charlie Hebdo në 7 janar të vitit 2015.
Mediat franceze shkruajnë se drejtuesit e gazetës kanë marrë një kërcënim në faqjen e tyre zyrtare në facebook. Mësohet se kanë nisur hetimet për këtë çështje, duke lënë të kuptohet së bëhet fjalë për sulme të tjera ndaj stafit të gazetës satirike.
