KreuBusull

Kryeministri turk: ISIS fshihet pas sulmeve

Sulmet e mbrëmshme në aeroportin e Stambollit, ku humbën jetën mbi 36 persona dhe mbi 140 të tjerë janë plagosur, në bazë të provave të deritanishme tregojnë se bëhet fjalë për shtetin islamik, ISIS. Kryeministri turk Binali Yildirim, ka rrëfyer për BBC se pas këtij episodi tronditës qëndrojnë ekstremistët e ISIS.
“Nga sa kanë arritur të zbulojnë deri tani forcat tona të sigurisë, bëhet fjalë për një sulm terrorist të ndërmarrë nga ISIS-i. Por pavarësisht faktit që çdo gjë të çon drejt Shtetit Islamik, hetimet vazhdojnë”, tha Binali Yildirim, kryeministër i Turqisë.
Ndërkohë që edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan është shprehur se ky sulm duhet të shërbejë si pikë kthese në luftën kundër grupeve terroriste.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF