KreuBusull

Luiza Gega shpërfillet nga shteti, pritje e ngrohtë nga qytetarët në aeroport

Sikurse ishte lajmëruar që herët, Luiza Gega ka mbërritur mbrëmë në orën 23:15 në aeroportin e Rinasit. Nënkampionja e Amsterdamit u rendit e dyta në 3000 metra me pengesa. Në garën e 3000 metrave me pengesa për femra, ajo regjistroi kohën e dytë më të shpejtë prej 9:28:52, duke vendosur kështu edhe një rekord kombëtar në këtë disiplinë.
Mbrëmjen e djeshme, sportëdashës dhe qytetarë të thjeshtë janë mbledhur në aeroportin “Nënë Tereza” për ti uruar mirëseardhjen kampiones shqiptare, ndërkohë që ka munguar vëmendja e organeve shtetërore, duke e shpërfilluar totalisht Nënkampionen e Europës. Luiza është shprehur e emocionuar për këtë pritje dhe ka falenderuar të gjithë të pranishmisht për emocionet që i kanë dhuruar.
Krahasuar me pritjen madhështore që iu bë Kombëtares Shqiptare, shteti shqiptar ka shpërfilluar të paktën deri tani, Luiza Gegën, e cila arriti të merrte Medaljen e Argjendtë në Kampionatin Europian të Atletikës për garën e 3000 metrave.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF