KreuBusull

Bilancet tragjike të trazirave në Turqi: Kush janë përgjegjësit?

Duket se situata është qetesuar në Turqi, të paktën për momentin. Ndërkohë që kanë nisur hetimet e para dhe bilancet për trazirat e mbrëmshme. Raportohet se të paktën 190 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 1 mijë të tjerë janë plagosur. Midis viktimave 41 oficerë policie, 47 civilë, 2 ushtarë dhe 104 persona si pjesë e organizimit të grushit të shtetit.
Qeveria turke është shprehur se ka marrë në dorë kontrollin e institucioneve, ndërkohë që janë 2500 persona, pjesa më  e madhe e të cilëve janë ushtarakë.
Kryeministri Yildirim ka treguar se përgjegjësit e grushtit të shtetit janë në duart e drejtësisë turke dhe do të marrin dënimin që meritojnë.
Më herët ai kishte urdhëruar forcat ushtarake besnike që të shënjestronin helikopterët, avionët dhe tanket e përdorura nga grupi i ushtarakëve pjesëmarrës në grushtin e shtetit. Një helikopter i tyre u qëllua teksa po fluturonte mbi Ankara, duke vrarë të gjithë pjesëtarët në bord.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF