Përmes një postimi në Twitter, eurodeputeti Eduart Kukan ka uruar për miratimin e reformës në drejtësi në Parlament.
“Përshëndes miratimin unanim të paketës kushtetuese për reformën në drejtësi në Parlamentin shqiptar mëngjesin e sotëm”, shkroi fillimisht Kukan.
Eurodeputeti gjithashtu ftoi për zbatim të reformës, si rruga e vetme për një drejtësi të pavarur e të përgjegjshme e cila do t’i hap rrugë integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Zbatimi i reformës është çelësi për një drejtësi të pavarur dhe të përgjegjshme. Hap rrugën për ambiciet e shqiptarëve në procesin e integrimit në Bashkimin Europian”, vijoi Kukan.
