Zhvillime të reja është duke marrë gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për herë të parë në historinë e tyre është nominuar një grua për Presidente, duke bërë kështu historinë. Demokratja Hillary Clinton e arriti këtë pas numërimit të të gjithë votave të delegatëve të 50 shteteve në Konventën e Demokratëve.
Ndërkohë, ish-rivali i saj brenda partisë, Senatori Bernie Sanders pasi u dëgjuan votat e 2382 delagatëve kërkoi që të pezulloheshin procedurat e mëtejshme, duke e deklaruar Ish-Sekretaren e Shtetit si të nominuarën e demokratëve në garën për President.
Ky nominim i Hillary Clinton erdhi pas një dite plot tensione në konventën e demokratëve, teksa mbështetësit e Bernie Sanders kërkuan që ai të ishte i nominuari i demokratëve.
