Gjatë mbrëmjes së djeshme, pak minuta para mesnatës një 13 vjeçar ka humbur jetën, pasi u rrëzua nga kati i 10 i një pallati në kryeqytet. Top-Channel shkruan se viktima nuk është një shtetas shqiptar, por dyshohet të jetë egjiptian, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tij.
13 vjeçari ka rënë nga kati i 10-të i pallatit ku banonte, i cili ndodhej në ish-fushën e aviacionit.
Mësohet se ai ka qenë duke luajtur në ballkon dhe ka humbur ekuilbrin. Gjatë momentit të ngjarjes, ai ka qenë i vetëm në ballkon dhe familja e ka kuptuar me vonesë se çfarë kishte ndodhur.
Ata kanë lajmëruar menjëherë ambulancën, por fatkeqësisht ka qenë vonë për 13-vjeçarin, i cili mësohet se ka humbur menjëherë jetën.



















