Edhe kryeministri i vendit mesa duket ka zgjedhur të pushojë këto ditë të nxehta gushti. Në një foto të postuar në facebook, të cilën e ka quajtur “Fotoja e ditës”, ai shihet duke u argëtuar me Zahon në det.
Kryeministri dhe djali i tij dy vjeçar duket se po e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe lojën me dallgët. Fotoja e postuar të lë të kuptohet se ata ndodhen në brigjet e jugut dhe me siguri autore e kësaj foto duket të jetë bashkëshortja e tij, Linda Rama.
