KreuBusull

Përplasje me armë në Prishtinë mes OTR dhe Baba Stars: Plagoset Noizy?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në hotelin Swiss Diamond në qendër të Prishtinës, mëson Gazeta Express. Noizy dhe miqtë e tij janë përleshur me anëtarët e Baba Stars. Janë përdorur edhe armët e zjarrit, dhe një preson është plagosur. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur pasi miq të reperit Noizy kanë filluar ta tallin Skivin e Baba Stars porsa e kanë parë në holl të hotelit. “Skivi duket se është ndjerë i ofenduar dhe disa minuta më pas është kthyer në hotel bashkë me anëtarë tjerë të Baba Stars”, ka treguar burimi. Aty ka pasur edhe shkëmbime me armë zjarri. Thuhet se një person është plagosur. Fillimisht u tha se u plagos Noizy, por ende nuk eshte qartesuar gjithcka.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF