Pas emisionit “Opinion” mbrëmjen e djeshme, një deklaratë e gazetarit investigativ Artan Hoxha bëri që ai të shoqërohej në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për 3 orë e gjysmë. Gjatë emisionit ai është shprehur:
“Kam mësuar në orët e pasdites se piloti italian Guido Guidi ka ndryshuar dëshminë në prokurori, duke pranuar se kishte ardhur në Shqipëri jo për turizëm, por për të testuar pistën e re të avionëve në fshatin Gotull që do të përdorej më pas për të transportuar drogë drejt Italisë”.
Ka qenë pikërisht kjo deklaratë, ajo që është bërë shkak për shoqërimin e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me pretendimin e nxjerrjes së një sekreti shtetorër.
Vetë Artan Hoxha ka reaguar dy orë me parë me anë të një statusi, ku tregon historinë e gazetarit investigative që u përfshi në zbulimin e trafikut ndërkombëtar të kokainës.
“Miku im, disa histori janë tepër të vërteta për t’u treguar. Këto fjalë një zyrtar i lartë i Uashingtonit, do t’ia thoshte gazetarit investigativ Gary Webb, fitues i çmimit Pulitzer për zbulimin i përfshirjes së CIA-s në trafikun ndërkombëtar të kokainës, financimin me paratë e trafikut të drogës të guerriljeve kontras në Nikaragua dhe shitjen e narkotikëve afroamerikanëve në lagjet e varfëra në Los Angeles. Ne fakt kur e mendon nuk e ka patur keq”, ka shkruar ai.



















