“Ishte një ndër lajmet më tronditës. Jo vetëm për mua, por edhe për njerëzit e artit e gjithë shqiptarët. Dritëro Agolli do na mungojë të gjithëve.”
Kështu u shpreh shkrimtari i madh Ismail Kadare për humbjen e Dritëro Agollit, i cili u nda nga jeta rreth dy orë më parë, por la pas vepra të pazëvendësueshme.