Homazhet për shkrimtarin e njohur, Dritëro Agolli, i cili u nda nga jeta këtë të premte, do të mbahen ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve prej orës 10:30 deri në 13:00.
“Komisioni shtetëror për organizimin e ceremonialit të homazheve mortore të shkrimtarit Dritëro Agollit njofton se, homazhet do të kryhen ditën e diel në Pallatin e Kongreseve, datë 5 shkurt 2017, ditë e dielë nga 10:30 deri në orën 13:00”, shkruhet në një njoftim të Ministrisë së Kulturës.