Parku natyrorë më i madh në Amerikë është Jellouston (Yellowstone).
Eshtë parku i parë kombëtar i Shteteve të Bashkuara, i shpallur në vitin 1872.
Ka një sipërfaqe prej 8987 km². Parku shtrihet në tri shtete, Uajoming, Montana dhe Ajdëho. Parku Jelloustoun është më i vjetri në botë.
Emri i parkut vjen nga Lumi Jellouston që kalon përmes tij.
Nuk dihet me saktësi nëse emri u referohet gurëve të verdhë sulfurorë nën ujëvarën e Kanionit të Madh që derdhet në Lumin Jellouston, apo nga bankinat e tij të rërës.
Jellouston është parku më tërheqës në Amerikë, i vizituar nga miliona turistë në vit.
Me një hapësirë tejet të madhe dhe me një florë dhe faunë jashtëzakonisht të pasur, do të duheshin disa vizita për të shkelur një pjesë të madhe të tij.
Parku është i njohur me gejzerët e tij, me burime të nxehta, me vullkanin e veçantë dhe me karakteristika të tjera gjeotermale.
Parku Jelloustoun gjendet në malet shkëmbore , është një vend i mrekullive natyrore , përzierja e tij nga balta , uji , avulli bën që të krijohen gejzerë.Është parku i parë kombëtar , që është shpallur si park nacional në kongresin e shpallur më 1872.
Korja e kontinentit është rreth 7-70km e trashë përafërsisht , kurse në Jellouston korja e tokës është vetëm 3km e trashë.
Jellouston ka përafërsisht mbi 200 gejzerë.
Disa shpërthejnë vazhdimisht , kurse disa më rrallë apo pothuajse një herë në muaj , shpërthimet janë të ç’rregullta .
Toka , uji dhe nxehtësia janë elementet kryesore por atyre u shtohet edhe një element tjetër që ka ndikuar në formimin e relievit të Parkut.