KreuBusull

Norvegjia vendi më i lumtur në botë!

Në OKB lumturia po fiton gjithnjë e më shumë terren duke u parë si mjeti më i mirë për të matur progresin social dhe politikat publike globale.

Raporti kombinon gjashtë faktorë për vlerësimin e tij. PBB-në, vitet e shëndetëshme gjatë jetës, suproti social (të kesh dikë ku mund të mbështetesh gjatë kohëve të vështira), mungesa e korrupsionit (ne qeveri dhe biznes), liria sociale dhe gjenroziteti (i matur nga donacionet më të fundit).

Më poshtë vijon lista me 10 vendet më të lumtura dhe 10 vendet më pak të lumtura.

Norvegjia, e pozicionuar në vendin e katërt vitin e kaluar, eklipson Danimarkën (2) e pasuar nga Islanda dhe Zvicra, sipas klasifikimit 2017 të “World Happiness Report”, publikimi i këtij raporti përkon me Ditën Botërore të Lumturisë, e vendosur nga OKB-ja dhe që përkujtohet më 20 mars.

Kryeministrja norvegjeze, Erna Solberg përballë një klime pasigurie për zgjedhjet legjislative në shtator, përshëndeti sot në mëngjes këtë vlerësim mjaft pozitiv.

« Edhe pse jemi tashmë në krye të klasifikimit, duhet të vijojmë t’i kushtojnë një prioritet të veçantë kujdesit për sëmundjet mendore dhe për të përmirësuar eçurinë e zhvillimit të fëmijëve dhe të rinjve pasi shumë prej tyre janë ende në vështirësi », u shpreh ajo në Facebook.

Finlanda (5), Holanda (6), Kanada (7), Zelanda e Re (8), Australia dhe Suedia të barabartë në vendin e nëntë, kompletohet klasifikimi i 10 vendeve ku banorët shprehen se ndihen mjaft të lumtur.

Synimi i këtij raporti vjetor është për të pasqyruar mirëqënien e popujve përtej  treguesve ekonomikë dhe të mundësojë përfshirjen e këtij kriteri në statistikat publike.

Vendet më pak të lumtura:

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF