Drejtuesit e Bashkimit Evropian rinovuan sot në Romë angazhimin e tyre evropian , në një deklaratë solemne, 60 vjet pas nënshkrimit të traktatit themelues të Unionit në qytetin e përjetshëm.
Nën duartrokitje, secili prej 27 presidentëve dhe kryeministrave si dhe drejtuesve të institucioneve evropiane kanë nënshkruar “Deklaratën e Romës” në Kapitol, në të njëjtën sallë të Orazit dhe Kuriazit ku u nënshkrua traktati historik më 25 mars 1957.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, nënshkroi “Deklaratën e Romës” me stilolapsin origjinal.
“E njëjta penë si ajo e përdorur nga përfaqësuesi i Luksemburgut 60 vjet më parë”, nënvizoi ai,
“Ka nënshkrime që zgjasin”, shtoi Juncker, i cili u duartrokit gjatë.
Para nënshkrimit, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk u kërkoi 27 vendeve të Bashkimit Evropian të dëshmojnë sot se ata janë drejtuesit e Evropës.
“Unioni pas Romës duhet të jetë më shumë se më parë, një Union me të njëjtat parime, një union me një sovranitet të jashtëm, një Union me unitet politik”, theksoi Tusk para 27 presidentëve dhe kryaministrave të Bashkimit Evropian, në momentin ku Britania e Madhe po përgatitet të lërë partnerët.
Polonia, që kishte këcënuar se nuk do ta nënshkruante “Deklaratën e Romës” për shkak të mosmarrëveshjeve mbi konceptin e Evropës me shumë shpejtësi, ka miratuar dokumentin pa ndryshime.
Ceremonia përfundoi me një foto të madhe familjare të drejtuesve evropianë në sheshin e Kapitole, pikturuar nga Michel-Ange.