Me afrimin e verës fillojnë edhe përgatitjet e planeve së ku do të shkojmë këtë vit. Një nga gjërat kryesore që fillohet të kërkohet janë hotelet dhe sigurisht që sa më të lirë aq më mirë, por ka disa kompromise që nuk mund t’i pranojmë dot. Sepse çmim i ulët do të thotë edhe cilësi e ulët, ose akoma më keq higjenë e ulët. Normalisht që duam të kalojmë pushime shlodhëse dhe jo stresuese. Por ndodh rëndomt që edhe në hotele të shtrenjta higjena prap mungon dhe një nga vendet që duma ku të ketë më shumë pastërti janë tualetet. Shumë njerëz hotelin ku do të kalojnë pushimet e verës e zgjedhin nga sallat e banjës… nëse bëni pjesë në këtë kategori udhëtuesish gjeni në galerinë tonë të fotove sallat e banjove më të bukura të hoteleve në gjithë botën.
