Vetëm pak ditë më parë këngëtarja Elvana Gjata publikoi videoklipin e paralajmëruar, me titull ‘Forever is over’ në bashkëpunim me David Guetta. Pas publikimit të klipit kanë qenë të shumta urimet dhe mesazhet pozitive ndaj këngëtares, nga kolegët dhe fansat. Kanë qenë të shumtë kolegët e Elvanës të cilët edhe e kanë shpërndarë këtë klip nëpër profilet e tyre.
Vetë këngëtarja, ka zgjedhur të falenderojë fansat, miqtë dhe kolegët e saj për mbështetjen përmes postimit të një selfie në profilin e vet në Instagram. Ajo është shprehur se ndien dashuri për ta dhe se ky është vetëm fillimi i një pune të madhe që ka përpara, duke shpresuar se nuk do t’i zhgënjejë kurrë ata, përkundrazi këngëtarja shprehet se do t’i bëjë ata dhe veten të ndihen krenarë për të.
Një falenderim i bukur ky nga ana e këngëtares, por kjo foto e saj na bën të mendojmë se diku e kemi parë. I njëjti qëndrim, e njëjta pozë, si dhe i njëjti grim e flokë.
Mesa duket Elvana është një fanse e çmendur jo vetëm e muzikës së Rita Orës, por edhe e mënyrës se si ajo fotografohet.
A nuk janë ato identike? Si ju duket?

A njeh limite Amarda Toska?



Ku e kam parë këtë veshje?!

Zbulohet gjinia e binjakëve të Beyonce


Lajme të reja nga Venera!


Valbona takon Valbonën…

Beyonce sjell në jetë binjakët…???


Për çfarë i besoi Arbana, Jonidës?



Lori Hoxha e quan ‘jetë’

Si ka qenë Fiori Dardha para 10 vitesh?

Veset e pazakonta të vipave shqiptarë


Meshkujt më seksi të filmave
