KreuCelebrity

Çfarë mendoni për stilin e Michelle Obama-s?

Ajo është një ndër femrat më të famshme, duke qenë se kontributi i dhënë si Zonjë e Parë, i tejkaloi përmasat e thjesht të qenurit gruaja e Presidentit. Edhe pse tashmë, Amerika po përfaqësohet me një Melania, shumë shik e ‘fashion’, Michelle Obama nuk ka qenë në preferencat e çdokujt lidhur me këtë. Harper’s Bazaar i ka kushtuar një artikull garderobës së saj verore, duke e cilësuar ndër të tjera si inspirim për këto ditë të nxehta. Mirëpo, jo të gjithë përshtaten me atë lloj stili, ashtu sikurse të tjerë kanë pretendimin se veshjet e Michelle janë të përshtatshme për gra mbi 50 vjeç. Edhe pse shumë prej ndjekësve të znj. Obama janë kundër diskutimit të paraqitjes së saj, bota e modës duhet të merret me secilin nga personazhet, apo jo? Në galeri do të gjeni disa nga fotot e Michelle, dhe na tregoni: a mendoni se ish-Zonja e Parë Amerikane është ‘fashion’ sa duhet?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF