E enjtja e gjen Albana Osmanin ulur në një nga karriget e opinionistëve të emisionit “Top Show Magazine”. Krahë Ervin Kurtit, moderatorja nuk ka munguar asnjë prag fundjave gjatë këtij sezoni. Ajo çfarë e veçoi mbrëmjen e djeshme, nuk ishte as relata me ndonjë nga të ftuarit, as ndonjë nga pyetjet që shtroi: gjithë vëmendjen e tërhoqi fustani i saj bojëqielli, i cili nuk dukej aspak i ekzagjeruar në pjesën e bustit. I mbuluar me dantella të së njejtës ngjyrë, largonte disi vëmendjen e tylit të tejdukshëm nga mesi e poshtë. Këmbët e ekspozuara të Albanës, vinin dhe njëherë në pah format e saj trupore, që si gjithmonë nuk zhgënjejnë. Kur e sheh me vëmendje, zbulon se në fakt, moderatorja më tepër sesa fustan, ka veshur një ‘body’, me tylin e hollë sipër, i cili vazhdon deri në fund të këmbëve. Zgjedhje disi e pazakontë kjo nga Albana, e cila nga ana tjetër, nuk nguron të eksperimentojë me paraqitjen e jashtme. Klikoni në galeri për fotot. Si mendoni, i shkon Osmanit ky lloj kombinimi?

Ermal Meta di të fluturojë!


Një ditëlindje plot ngjyra për Venerën!

Ku e gjen kjo e premte Fevziun?



Bella dhe Rihanna shfaqen njësoj!


Elvana Gjata nuk i harron fansat!

Mbasditja “fëminore” e Jonida Maliqit





Gjendja shpirtërore e Jonida Vokshit…


Do ta bënit zgjedhjen e Ledion Liços?!


