KreuCelebrity

Aktorja shqiptare me famë botërore, së shpejti në altar

Ajo e ka pranuar gjithmonë me krenari që në venat e saj rrjedh gjak shqiptari, pavarësisht se vetë ajo dhe prindërit e saj kanë lindur në Amerikë. Mesa duket për aktoren e njohur me origjinë shqiptare, ka ardhur momenti për të shkuar drejt altarit. Eliza Dushku nëpërmjet një postimi në Instagram ka dhënë lajmin e bukur, teksa ka postuar një foto me partnerin  e saj Peter Palandijan. “Apsolitisht që po, dashuria ime”, shkruan Eliza nën foto duke na bërë të besojmë që ajo ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj. Eliza ka qenë shumë e rezervuar në lidhje me marrëdhënien e dashurisë me Peter, duke mos postuar foto nëpër rrjetet sociale, por një lajm si ky nuk mund të mos e ndante me gjithë botën. Urime Eliza!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF