KreuCelebrity

A mund ta imagjinoni sa kushton çanta e Sara Hoxhës?!

Familja Liço-Hoxha, janë duke kaluar disa ditë pushimi në Kinë, vendi në të cilin Ledioni festoi ditëlindjen e tij të 30-të, ndërsa Londoni mbushi plot 6 muajsh në të njejtën ditë. Moderatori është më aktiv se kurrë në My Story, me postime nga restorante e lokacione të ndryshme, ndërsa Sara nuk është prononcuar kaq shumë me detaje ndaj këtij udhëtimi. Por, një gjë është e sigurt: pak e sakt! Foto më e fundit në InstaStory-n e Sarës, e gjen atë me një paraqitje krejt të thjeshtë në pamje të parë, edhe pse çanta që mban me vete të lë pa mend. Pjesë e koleksionit të Louis Vuitton, në bashkëpunim me Jeff Koons,  është po aq kryevepër në punim, sa dhe në dizanj. Me printimin e pikturës së Mona Lisa-s në lëkurë, e me shkrimin ‘Da Vinci’ mes përmes, kjo çantë kushton plot 2,800$ dhe është modeluar për theksimin e feminitetit dhe rafinimit. Marramendëse, apo jo? Në galeri do të gjeni foton e Sarës, si dhe modelin me çmimin përkatës në faqjen e shitjes në internet. Ia vlen të kursesh për një çantë të tillë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF